Ministri Brendshëm Oliver Spasovski ka suspenduar Kryeshefin e Shërbimeve Qendrore policore, Goran Georgievski si dhe kryeshefin e njësiteve speciale, Mitko Peshov. Në mesin e të suspenduarve gjenden edhe 30 përfaqësues të tjerë të policisë.
Spasovski në konferencën e sotme për shtyp ka informuar për Raportin e grupit punese për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend ku janë sulmuar deputetët, përcjell Almakos.
Hetimet ende zgjasin dhe kur do kete qendrime finale do të bëhen të ditur për opinjonin.
Spasovski tha se MPB do të duhet sqarojë incidentet në Kuvend.
“MPB ra nga provime me 27 prill, ku na u bë edhe një herë e qartë partizimi i institucioneve në vend. Ne duhet të punojmë që të rrikthejmë funskionimin normal te institucioneve.
“Kemi suspenduar Goran Georgievski si dhe kryeshefin e njësiteve speciale, Mitko Peshov. Në mesin e të suspenduarve gjenden edhe 30 përfaqësues të tjerë të policisë. Deri më tani, nuk ka shkarkime për cilin do qoftë nga ato pozicione”, tha mes tjerash Sapasovski./Almakos