Grupet e punës së partive politike për ndarjen e mbetur të posteve sot u takuan në Kuvend mirëpo nuk nxitojnë të marrin vendime konkrete. Nga BDI-ja duke mos dhënë detaje më të hollësishme thanë se grupet e punës nuk kanë biseduar për emra konkrete dhe se takimet do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim. Këtë e deklaruan edhe nga Aleanca për Shqiptarët. Sipas tyre, pas koordinimit të grupeve të punës, kryeministri Zoran Zaev qoftë me anë të telefonatës ose me takime sy më sy me kryetarët e partive Ali Ahmetin dhe Ziadin Selën do të japin fjalën e fundit për postet në eshalonin e dytë dhe të tretë të qeverisë së re. Zaev në disa raste ka deklaruar se nuk pret pengesa gjatë bisedimeve me BDI-në dhe Aleancën në lidhje me postet e zëvendës-ministrave dhe drejtorëve të institucioneve, dhe se pret vulosja e emrave konkret të bëhet më së voni në fillimin e javës së ardhshme.
Data 23.09.2025
Aktuale
- Digjet një shtëpi në Shkup
- U kap nga karabinierët me kokainë, flet 22-vjeçari shqiptar: Jam turist, e kisha për përdorim personal
- Përplasje me armë në Scicli mes bandave! Një shqiptar dhe dy afrikano-veriorë të plagosur, një në burg, një në arrati
- U vetëplagos dje me pistoletë, arrestohet për armëmbajtje pa leje i riu në Vlorë
- ASH: Uniformat vetëm në maqedonisht, dëshmi e nënshtrimit të VLEN-it ndaj VMRO-së
- Filipçe: Në 15 muajt e fundit, qytetarët po e ndjenjë paaftësinë e kësaj qeverie
- QMK: Tre zjarre janë aktive, katër nën kontroll
- H*rror pranë linjës hekurudhore! Gjendet një trup i copëtuar brenda një çante