“Lëvizja popullore për Maqedoninë” ka dorëzuar propozim-ligj për amnistinë e pjesëmarrësve në ngjarjet e dhunshme të 27 prillit, shkruan SHENJA.
Kjo iniciativë është pranuar nga Kuvendi gjatë ditës së djeshme. Të pyetur nga Televizioni SHENJA, deputetët e LSDM-së thanë se një iniciativë e tillë është e papranueshme, për shkak se ata që tentuan të vrisnin deputetët, patjetër duhet dënuar.
Nga Lëvizja BESA thonë se për ta, kjo iniciativë është e papranueshme, pasi parasheh që të falen njerëzit që kishin për qëllim të vrasin deputetët. Në këtë rast, nga BESA kanë bërë krahasimin me shqiptarët e dënuar me disa vite burg, vetëm se kishin thyer dritare të institucioneve.
Nga partitë VMRO-DPMNE dhe BDI thanë se akoma nuk e kanë parë propozim-ligjin, andaj iu përmbajtën komenteve. /SHENJA/