05 June
Me formimi e qeverisë së re hapet edhe rruga për intensifikimin e aktiviteteve për anëtarësimin e vendit në NATO. Sipas ekspertëve Maqedonia në këtë moment duhet të insistojë të hyjë në NATO me referencën e përkohshme FYROM. Në këtë drejtim sipas tyre do të mund të përdoret edhe vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës e cila lejon anëtarësimin e Maqedonisë në NATO me referencën e përkohshme.
Nuk mungon shumë. Greqia vetëm në atë pjesë ka probleme dhe mendoj se në NATO tani me formimin e Qeverisë së re kanë pikëpamje pozitive dhe mund të presim që së shpejti të hapen proceset për anëtarësim në NATO- tha profesori universitar Nikolla Dujoski.
Ne mund vetëm të mbështetemi në atë fitore që e kemi në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë, e cila na jep të drejtën të hyjmë në NATO me referencën e përkohshme. Qeveria e re gjatë kësaj periudhë duhet të aktualizojë këtë fitore juridike të Maqedonisë dhe të insistojë të hyjmë në NATO me referencën, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë- tha profesori tjetër Zhidas Daskallovski.
Për profesorin Dujoski sinjal pozitiv është edhe takimi i paralajmëruar mes ministrave të jashtëm të Maqedonisë dhe Greqisë, Dimitrov dhe Kozijas në Athinë.
Pres që kjo të kalojë në nivel edhe më të lartë. Është mirë që ministrat e jashtëm takohen, por do të ishte më mirë që të realizohet një takim më i lartë, në nivel kryeministror, ku mund të dakordohen qëllimet strategjike- shtoi Nikolla Dujoski.
Krahas këtyre temave në Ohër, në konferencën ndërkombëtare për siguri u bisedua edhe për kërcënimet nga sulmet e reja terroriste në Evropë dhe më gjerë. U tha se Maqedonia dhe Ballkani tani për tani nuk janë nën kërcënimin e sulmeve të tilla, por është i domosdoshëm kujdes më i madh në këtë pjesë, meqë Ballkani edhe më tutje mbetet eksportues i njerëzve që rekrutohen për nevojat e Shtetit Islamik.
Miki Trajkovski