Ka përfunduar marrja në pyetje e biznesmenit Sead Koçan në Prokurorinë Speciale Publike. Në dalje, ai ka injoruar gazetarët dhe nuk u përgjigje pyetjeve të tyre, nëse ndjehet fajtorë për veprat për të cilat ngarkohet.
Koçan ishte në prani të avokatit të tij Nikolla Dodevski.
Ai sot sërish është marrë në pyetje në Prokurorinë Speciale Publike për keqpërdorimet miliona eurosh me falsifikimin e të dhënave të firmës së tij “Transmet”.
Koçan më shumë së dy muaj ishte në arrati dhe pasi u shfuqizua vendimi për paraburgimin e tij ai u kthye por direkt në spital.
Këtë gjendje të rënduar shëndetësore ai e shfrytëzoi për të ikur nga paraburgimi.
Kjo është hera e dytë që Koçan shihet në objektin e Prokurorisë Speciale.
Fillimisht kishte ardhur për të parë provat me të cilat dyshohet dhe sot do japë deklaratën e tij për veprën penale.
Sead Koçan ikën nga gazetarët, nuk tregon se a… by tvshenjaofficial