Ministri i Financave, Dragan Tevdovski sot pati takim me përfaqësues të Bankës Botërore, të kryesuar nga drejtori për Maqedoninë dhe Kosovën, Evropën dhe Azinë Qendrore – Marko Mantovaneli.
Në takim, siç kumtoi Ministria e Financave, u afirmua marrëdhënia partnere e Republikës së Maqedonisë me Bankën Botërore, u shqyrtua gjendja në projektet vijuese, si dhe mundësitë për bashkëpunim të ardhshëm.
Banka Botërore është e pranishme në Maqedoni që nga viti 1993 përmes sigurimit të ndihmës teknike dhe financimit të 63 projekteve në vlerë prej mbi dy miliardë dollarë. Për momentin, Banka Botërore merr pjesë në financimin e shtatë projekteve të cilat janë në fazë të implementimit, në shumë prej 331 milionë dollarë.
Bashkëpunimi i Republikës së Maqedonisë zhvillohet në më shumë sfera: infrastrukturën transportuese, shërbime komunale, energji, politikë sociale, arsim, veprimtari inovative, teknologji informatike si dhe në sferën e turizmit.