05 June
Moti sot do të jetë me vrënësira të lehta, por edhe me periudha dielli, duke u bërë i paqëndrueshëm sidomos në periudhën e pasditës kur edhe pritet të ketë reshje lokale shiu dhe vetëtima, posaçërisht në pjesën perëndimore dhe veriperëndimore.
Temperatura minimale do të lëvizë nga 9°C e deri më 15°C, kurse ajo maksimale do të lëvizë nga 24°C e deri më 31°C.
Në rajonin e Shkupit do të ketë mot të ngjashëm, kurse temperaturat do të lëvizin nga 13°C e deri më 30°C.