Pesë kilometra nga Shkupi, kryeqyteti që u vesh me fasadën e projektit 2014 ndodhet fshati Luboten, në të cilin, mungon uji për pije ndërsa problem tjetër për banorët është edhe infrastruktura e shkatërruar.
“Tash vërës edhe në shtëpia nuk kemi ujë edhe atë çka e kemi është i pa pijshëm krejt dhe është, këtë kemi vetëm për pijë atë tjetrin e përdorim përçuar larë. Kur vijnë zgjedhjet premtojnë më pas nuk realizojnë asgjë”
“Është ma mirë të kemi ujë në shtëpi unë jam plak sen vojë vetë e lere më me ujin. Por ata çka folin asnjëherë nuk bëhet tamam”
Revoltin e tyre, banorët e kanë me politikanët, për të cilët thonë se vijnë vetëm atëherë kur u nevojiten votat.
“Kur vijnë zgjedhje ja tash janë lokalet me siguri do të vijnë premtojnë , sa i marrin votat edhe më nuk ju intereson asgjë për ne vetëm or vetën e vetë”.
“Kushtet janë shumë të këqija po të kisha pare do të jetonin këtë a nuk e shini rrugën katastrofë është “
Kreu i Bashkësisë lokale Naim Saliu thotë se përpos ujit dhe infrastrukturës, në këtë fshat mungon edhe salla sportive për shkollën.
“360 mijë euro ky fshat paguan tatim në qytete dhe komunë , ndërsa as tre mijë euro në këtë fshat nuk investohet edhe nuk është mirë pasi që ky fshat gjendet 5 kilometra nga qyteti”, tha Naim Saliu- bashkësia lokale “Luboten”.
Banorët apelojnë që autoritet të ndërmarrin masa për të siguruar ujin dhe infrastrukutën pasi të njëjtat janë të rëndësishme edhe për kultivimin dhe transportimin e prodhimeve bujqësore.
Senat Zylbehari