Tentimi për atentat ndaj Nikolla Todorovit nuk ishte akt në afekt, ky ishte një akt i cili ishte i motivuar me vite. Kështu ka deklaruar Krste Jovanovski nga VMRO DPMNE, i cili akuzon LSDM-në dhe organizatat joqeveritare të Sorosit, se kanë shpikur gënjeshtra kundër Todorovit, derisa dikush ta besojë dhe të vendos të derdh gjak. Nga VMRO thonë se nuk ka vend në botë në të cilin nuk kanë vdekur pacient, por se shpallja e Todorovit si vrasës në masë, ka shërbyer si manipulim me ndjenjat e të sëmurëve, të afërmve të tyre ose të atyre që e kanë humbur dikënd. Nga VMRO thonë se nëse MPB nuk I nxjer fajtorët përpara drejtësisë, do të jetë mëse e qartë se kush qëndron pas këtyre konflikteve të gjakosura.
“Është e qartë se atentatori nuk është përcaktuar vetë që ta bëjë vrasjen, pikërisht në ditën e parë të ardhjes së Zoran Zaevit në Qeveri. Organet e rendit duhet të vërtetojnë se kush ia ka dhënë pistoletën që ta kryejë aktin kriminel. Organet e rendit duhet të kërkojnë përgjegjësi prej të gjithë atyrëve të cilët ndihmuan atentatin dhe akoma japin mbështetje për konflikte të përgjakshme. Heshtja është e papranueshme. Nuk duhet heshtur edhe për vendosjen e bombës në shtëpinë e familjes së deputetit Antonio Milloshovksi. Nuk duhet të heshtet as për demolimin e makinës së Gordana Jankullovskës.”, ka thënë Krste Jovanovski, VMRO DPMNE.