Organizata Humanitare Kulturore Merhamet ka filluar me shpërndarjen e pakove ushqimore për familjet në nevojë. Merhamet aksionin e saj humanitar e ka filluar në Kumanovë ku ka shpërndarë 230 pako ushqimore për familjet në nevojë, që përfshinin miell, vaj për gatim, kripë, sheqer, oriz e kështu me radhë. Qytetarët u shprehën të kënaqur nga ndihma që Merhamet u ofroi në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit dhe falenderuan këtë organizatë humanitare. Përfaqësuesi i Merhamet, tha se ky projekt do të vazhdojë në gjithë territorin e Maqedonisë, ndërsa do të shpërndahen gjithsej 4500 pako ushqimore për familjet në nevojë.
“Karavani i OKH Murhamet po vazhdon edhe këtë Ramazan me shpërndarjen e pakove ushqimore për familjet në nevojë, po ashtu edhe me shtruarjen e iftareve. Ky projekt do të vazhdojë në të gjithë territorin e Maqedonisë ku sot filluam me qytetin e Kumanovës, nesër do të vazhdojmë në komunën e Likovës, duke përfshirë edhe të gjitha qytetet tjera. Vlenë të potencohet se ky projekt përfshin 4500 pako që do të shpërndahen nëpër familje. Falenderojmë donatorët tanë që janë Gjysmëhëna e Kuqe Turke, Fondacioni Humanitar IHH nga Turqia dhe organizata ndërkombëtare VEFA nga Gjermania”, tha përfaqësuesi i OKH Merhmaet. /SHENJA/