26.05.2017
Fotografia e mësipërme tregon të vetmin “stol” që kanë banorët e 7-8 ndërtesave në parkun përballë kishës “ Sveti Nokolla” në veri të Shkupit.
I ashtuquajturi stol, është i improvizuar nga vet banorët e lagjes, vetëm me dy dërrasa, të cilat kanë filluar edhe të kalben.
Megjithatë, ky park ka pasur stola, të cilët janë vendosur para disa vitesh.
Vet banorët për Almakos.com, thonë se disa qytetarë të papërgjegjshëm i kanë marr ulëset për t’i vendosur ndoshta në oborret e shtëpive të tyre.
Nëpërmjet postës elektronike, zyrtarisht ju drejtuam Komunës së Çairit, për t’i pyetur se cfarë bën ky institucion për të mbrojtur hapësirat publike nga qytetarët e papërgjegjshëm.
Çdo institucion shtetëror ka kohë 30 ditë të përgjigjet në kërkesat apo pyetjet, të cilat i parashtrohen.
Nga PR i Komunës së Çairit nuk denjuan të na informojnë se kur mund të na përgjigjen për këtë problematik.Edhe atë as nëpërmjet e-mailit zyrtar, e as pas mbi 20 telefonatave pa përgjigje.
Almakos.com
Evi Shkopi