26.05.2017
Besimi në sistemin e drejtësisë në Maqedoni, ka arritur në një pikë të tillë , që kur jepet një vendim, i cilësuar nga të gjithë si i padrejtë, politikanë e qytetarë thonë: “ S’na habit kjo”.
Për vitë me rradhë, sic u zbulua dhe nga përgjimet e publikuara, nga lideri i LSDM-së, u pa se si drejtësia ka marrë vendime të padrejta për rastet e montuara ndaj shqiptarëve.
Vendi ka mbetur në duart e një sistemi gjyqësor, i cili funksionon mbi baza etnike, apo edhe politike.
Qeveria e ardhshme, e cilësuar edhe si qeveria e reformave, ka shumë punë për të bërë.
E pret një ekonomi e rrenuar, një system gjyqësor i ngërthyer nga politika, media e cenzuruar etj.
Nga duhet të ia nisë më parë?
Analisti Ismet Ramadani, për Almakos.com, thotë se pikë së pari qeveria duhet të çliroje gjyqësorin nga gjykatësit që dihen me emër e mbiemër, se janë leva të VMRO-DPMNE-së.
Jo vetëm kaq, më tej ai shton se duhet ndryshuar Prokurori Publik. Fillimisht me hapa të tillë, do të nis të kthehet besimi në drejtësinë në vend, thotë Ramadani.
Sipas tij, nëse reformat në drejtësi merren me seriozitet, pas 6 muajsh do të shohim zbatimin e drejtë të: “Të gjithë të barabartë para drejtësisë”.
Sa i përket vazhdimit të mandatit të PPS, analisti Ramadani , beson se Qeveria nuk do ta bëjë dot këtë. Megjithatë, sipas tij, duhet që ndërkombëtarët të bëjnë presion ndaj VMRO-DPMNE-së që të jap votën për vazhdimin e mandatit të PPS.
Partitë politike shqiptare kanë dhënë mbështetjen e tyre për formimin e qverisë.
Nga BDI me qëndrim pro reformave që do të afrojnë vendin pranë NATO-s dhe BE-së.
Ndërkohë edhe “ Aleanca për Shqiptarët” dhe Lëvizja Besa, theksojnë se mbështetja për mandatarin është dhënë, sepse presin që qeveria e ardhshme të bëjë reformat e duhura, që Maqedonia të ketë një shtet fuksional të se drejtës.
Almakos.com
Evi Shkopi