Lideri i LR-PDSH-së, Ziadin Sela, ka mbajtur konferencën e parë për shtyp që pas dhunës së ushtruar në Kuvend më 27 prill. Ai ka falënderuar të gjithë ata që kanë shprehur mbështetje për të, pas dhunës së ushtruar. Sela tha se ai dhe partia e tij, ka tentuar që të artikulojë kërkesat e shqiptarëve.
“Ndodhia që ndodhi më 27 prill, ishte atentat ndaj nevojave që shqiptarët kanë në Maqedoni, ndaj tentimeve të LR-PDSH”, tha Sela, duke shtuar se do të vazhdojnë të artikulojnë kërkesat e shqiptarëve.
Kryetari i LR-PDSH-se, Ziadin Sela, tha se pak rendesi ka a do te jemi pjese e qeverise. Sela, tha “Aleanca per shqiptaret” do ta perkrahe qeverine e reformave. Shtoi se jane pro nje qeverie ku s’do te behne dallime. Nje qeveri e cila do te kthjeje shpresen ne vend.
Ne do te jemi garancia ne ate qeverisje, pa marr parasysh a do te jemi fizikisht pjese e asaj qeverie.
Unitariteti i shtetit nuk shprehet ne rruge, por ne Kuvend.
Me 27 prill ndodhi atentat politik, atentat ndaj kërkesave të shqiptarëve.
/Almakos.com