Aleanca për Shqiptarët përshëndet aktin e dhënies së mandatit Liderit të LSDM-së njëherazi edhe kandidatit për Kryeministër Zoran Zaev.
“Ne e vlerësojmë si një fillim shprese për qytetarët e Maqedonisë, krijimin e një qeverie reformuese, të barabartë për qytetarët e saj, duke hapur shtigje dhe perspektiva, demokratike, zhvillimore dhe integruese për Maqedoninë”, thuhet në kumtesën e Aleancës për Shqiptarët.
Në kumtesë mes tjerash thuhet se qytetarët e Maqedonisë meritojnë një qeverisje të drejtë mbi parimet dhe vlerat universale. Funksionimi i shtetit të së drejtës do të jetë garancë për një rrugëtim sa më të shpejtë për në NATO dhe BE.