15.05.2017
15 Maji në Maqedoni e gjeti familjen të ulur në tavolina të ndryshme, në kohë të ndryshme.
Kjo është pasqyra që na sjell sociologu, Ali Pajaziti, për hallkën më të rëndësishme të shoqërisë. Për Almakos.com, Pajaziti thotë se familja e zgjeruar po bëhet histori. Marrja e vendimeve është bërë më individuale. Thënë shkurt, çdonjëri është kokë më vete.
Familjet ndryshojnë nga njëra tjetra, shtoi Pajaziti, ketu ceku familjet shqiptare dhe ato maqedonase. Megjithatë, familja në maqedoni, nuk është e rrezikuar si në vendet nordike, por është në rrugë të “modernizimit”, të humbjes së ngjyrës” -tha ai.
Të njejtin mendim ndan edhe profesori universitar, Afet Mamuti.
Ai thote se,familja në Maqedoni po vihet para një sfide si rezultat i transformimeve që ndodhin për shkak të ndryshimit të konceptimit modern të marredhenieve familjare.
“Fakti i avansimit të pozites se gruas brenda familjes qe vjen per shkak te shkollimit dhe punesimit te saj e ve para nje sfide kuptimin tradicional te familjes dhe gjithnje e me shume po perfshihet nga trendet e reja bashkohore.”- thotë profesori universitar i të Drejtës Familjare, Afet Mamuti.
Por sa ciftet u drejtohen këshilluesve martesorë për të “shpëtuar” familjen?
Konsulentja martesore, Vida Gavriloska, thotë se ndryshe nga vendet perëndimore numri i çifteve që kërkojnë ndihmë profesionale është shumë i vogël.
“ Në shumicën e rasteve kur kërkojnë ndihmë, e bëjnë për shkak të fëmijëve. Ata mendojnë se i fshehin mirë problemet nga fëmijët, por nuk është ashtu”, thotë Gavriloska.
Më tej, për Almakos.com, ajo shton se ka disa tabu në shoqërinë tonë, të tilla si fshehja e problemeve dhe zgjidhje e tyre brenda çiftit, çka në shumë raste ndikon në thellimin e krizës familjare. Një nga shkaktarët e kësaj krize, sipas saj, është edhe dinamizmi që jeta e sotme ka.
E jeta më dinamike është për ata të cilët në të njejtën kohë duhet të jenë edhe prinldër të devotshëm, por edhe të kujdesen për karriern e vete. Një prej këtyre personave është Miranda Hashani. Nënë e dy fëmijëve, që festoi 30 vjetorin si këngëtare, vetëm pak kohë më parë.
“ Kur e di se cfarë është parësore, nuk është aspak e vështirë. Familja është mbi të gjitha. Më pas vjen karriera. Mbështetja e bashkëshortit ka qenë thelbësore që familja jonë të jetë kjo që është”, thotë këngëtarrja jonë e njohur Miranda Hashani.
Përndryshe, 15 maj-i u shpall “Ditën Ndërkombëtare e Familjes”, nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, në mënyrë që të rrisë ndërgjegjësimin për problemet dhe çështjet e familjes dhe për të ndihmuar që këto çështje të fitojnë rol të rëndësishëm në politikat e shteteve anëtare.
Aktivitete për shënimin e kësaj dite u mbajtën edhe në Shkup.
Evi Shkopi
Almakos.com