Muzika është gjuhë universale dhe duhet ta pranojmë, jo vetëm ne, por edhe individë të kulturave të ndryshme nuk i mban vendi kur dëgjohen melodit e bukura të valleve tona nazemadhe. Valle që janë vallëzuar në dasma e gëzime nga të parët tanë, edhe sot i shohim të prezantohen në vend e jashtë tij.
Të rinjë, të cilët pasionin e tyre dhe dashurinë për folklor e ruajnë dhe kultivojnë me fanatizëm. Sigurisht nën drejtimin e përsonave që kanë vite që merren me aktivitete të tilla kulturore.
Një njeri i tillë, e që shpirti i është bërë një me misionin e shenjtë që ka, është edhe Remzi Aliu, drejtuesi artistik e Shoqërisë Kulturore Artistike (SHKA)”Burimet e Sharrit” nga Tetova.
Kjo shoqëri është formuar në vitin 1996 nga një bashkim i njerëzve të artit dhe kulturës popullore nga Malësia e Sharrit, Dervenit dhe rrafshit të Pollogut, kryesisht me mjeshtërit më të spikatur të këtyre trevave.
Vlerat kulturore i ka shpalosur ndër vite, si pjesmarrëse në shumë festival. Përmendim , Festivalin kombëtar “Gjirokastra”, Festivalin “Oda dibrane”- Peshkopi, Festivalin i këngës dhe valles Çame”-Sararandë, Festivalin e ”Kamzës” Tiranë, ( dy herë ) Festivalin “Sofra dardane”, Bajram Curr, Festivalin ndërkombëtarë “SKUPI” – Shkup, -vazhdimisht Festivalin “Tingujt e Çarshisë” Shkup, Festivali për fëmijë “Bletëzat” Tetovë Festivalin e “Saraj fest” – Shkup, e shumë e shumë festivale të tjera. Ftesa kanë pasur gjithmonë dhe disa herë kanë qenë pjesmarrës edhe në festival në Turqi, Bullgari dhe Kroaci.
“Nëse do ti përmendim të gjitha, më beso Evi, do të duhej të shkruaje paragrafa të tërë, për festivalet dhe për cmimet me të cilat jemi vlerësuar”- shton Aliu gjatë bisedës tonë.
Në vazhdim mund të lexoni edhe intervistën e zhvilluar më drejtuesin SHKA “ Burimet e Sharrit”.
1.Si drejtues të një shoqërie kulturore artistike, e cila ka vite tashmë që funksionon, sa kanë ndryshuar rrethanat në të cilat punoni, dje me sot?
Afro 50 vite që merrem me kulturë. Nga mosha 10 vjeçare kam filluar me aktivitete kulturore, pranë shkollës fillore “Skënderbeu” të fshatit Poroj, pastaj gjatë shkollimit të mesëm, kam qenë anëtarë i SHKA “Xheladin Zeqiri” në grupin instrumental, të korit dhe të dramës.. Më pas, pasi u punësova në fshatin Sellcë, aty, formova SHKA “Huzri Tahiri” me të cilën punova plotë 17 vite, dhe më pas tani me Ansamblin “Burimet e sharrit” me të cilin punoj plotë 21 vjet. Mendoj se vitet e më parshme kanë patur më tepër entuzuazëm, por me kalimin e kohës, kushtet e vështira ekonomike, përzierja e Partive edhe në kulturë, e ka dobësuar interesin për një zhvillim sa më të hovshëm kulturor. Sot interesimi është më i dobët se më parë.
2.Para 3-4 vitesh ju bëtë një rifreskim të grupit të valltarëve. Kjo sipas informacioneve që kam, solli edhe krijimin e grupit të të rinjëve. Tani pas kaq kohësh, si është progresi i atyre fëmijëve që tashmë janë rritur?
Sic e ceke edhe vet Evi, pak vite me parë, e shikuam të arsyeshme të përfshinim edhe anëtarë të rinjë. Ata të rinj me të cilët ju punonit janë rritur dhe lirisht mund të them se pjesa e mbetur e tyre, janë zhytur plotësisht në kulturë dhe, edhe pse janë amator, punët i bëjnë si profesionist të vërtetë. Tek e fundit kultura është pasuri që kalohet brez pas brezi. E siç po thoja, që atëherë krijuam edhe grupin e fëmijëve, për trajnimin e të cilëve u angazhuam të gjithë. Puna intensive u shpërblye. Pikërisht në pjesmarrjen e parë në festival për të të vëgjëlve, ata u vlerësuan si grupi më i mirë i të rinjëve. Thënë shkurt e shqip , nisën me këmbë të mbarë këtë rrugëtim.
3.Është bukur të flasësh për kulturë, për art, por edhe kjo sferë qoftë art modern apo folklor ka nevojë për financa. Shoqëria juaj si ja bën për financat?
Ndihmesë nga Komuna, dhe organet tjera shtetërore, gjer më tani nuk kemi patur aspak ndihmë, në përjashtim të Ministrisë së Kulturës, e cila na ka përkrahur disa projekte me një shumë simbolike, sa për të mos thënë se “ja nuk iu dhash asgjë”. Krejt organzimet kulturore, manifestimet, koncertet , festivaqle, etj. i ka finansuar kryetari i ansamblit z. Zilfi Aliu nga buxheti i vet familjar.
4.Në disa festivale kam informacion që keni marrë komente shumë positive për kostumet popullore. Kush e ka dizajnuar veshjen me të cilet valltarët ngjiten në skenë?
Kostumet tona janë karakteristikë e gjithë trojeve shqiptare, askush nga ansamblet nuk i ka si tona, prandaj edhe veçohen nga të tjerët, dhe pëlqehen, sidomos nga ana e kostumografëve dhe njohësve të tjerë të traditave tona popullore.
Dizajnimin e kostumeve popullore, e kemi bërë vet me anëtarët e familjesë sonë (duke u bazuar në lashtësinë e tyre shekullore), të Zilfiut dhe të Remziut( ato të gjinisë femërore).
Kurse të meshkujve, një pjesë neve një pjesë rrobaqepsit e ndryshëm nga Tetova dhe Prizreni. Për ndryshe,Çdo ansamblël duhet të identifikohet me kostumet e veta popullore..
Prandaj edhe neve vendosëm që ta ruajmë traditën e kostumeve popullore, ku zgjodhëm një unikat të tillë.
5.Me cfarë prezntoheni në festivalet ku merrni pjesë, ose thënë ndryshe çfarë përmban repertuari juaj?
Sofra e kësaj shoqërie është mjaft e pasur me begati të shumëllojshme që e pregatisin grupet dhe seksionet e ndryshme të cilët në skenë sjellin peripeti dhe specifika të ndryshme. Pikësynimi i ansambli është arritja e sukseseve në ndriçimin e vlerave të çmueshme të folklorit burimor shqiptar, të trashëgimit të cilësive dhe veprave nga e kaluara që u bëjnë jehonë ngjarjeve dhe legjendave historike në përmirësimin dhe kultivimin e lirë të traditave kulturor. Gjithashtu dhe angazhim maksimal kemi në përpjekjet në gjurmimin dhe zbulimin e vlerave të larta artistike që lindin gjatë procesit të punës së këtij ansambli në kultivimin e këngës së pastër shqipe, si dhe gjithë ajo që fle dhe ka mbetur pa u ndriçuar nga gjiri i popullit, siç janë: këngët e festave të motmotit, ritet familjare, fabulave, anekdodat, këngët lirike, humoristike, të mërgimit, të kurbetit, të nizameve, të kaçakëve etj.
6.Sa orë në ditë dhe sa herë në javë mbani prova? Përafërsisht sa kohë ju merr përvetësimi i një koreografie?
Ushtrimet e rregullta i mbajmë tri herë në javë nga dy orë në ditë, kurse, pasi të kompletohet programi, atëherë ushtrimet i mbajmë vetëm një herë në javë poashtu nga 2 orë. Kurse një koreografi e re për t’u prezantuar në skenë përafërsisht na nevojiten së paku tre muaji.
7.Si kaluat në Kamëz? Ishte festivali i fundit ku morët pjesë vetëm një javë më parë.
Kjo është hera e tretë që marrim pjesë në ket festival. Si miq të përhershëm, natyrisht se jemi pritur dhe percjelluar në mënyren me të mirë ashtu siç e kanë zakon shqiptarët. Pas ardhjes sonë këtu në Tetovë ata për mes FACEBOOKUT na i kanë përcjellë fjalët më të mira siç vijojnë: “Kostumografia më e mire e festivalit, interpretimi virtuoz i valles shqiptare, ishin karakteristikat e Ansamblit “Burimet e Sharrit” që na e nderoi festivalin me pjesemarrjen e tij.Urimet më të mira për këtë grup. Falenderime për artistet dhe drejtuesit e saj Zilfi e Remzi Aliun Ju falenderoj miqtë e mi.”
Për ne është kënaqësi kur marrim vlerësime të tilla, por, sigurisht edhe mbajmë mend që kur nikoqirët tanë të na vizitojnë, t’I presim denjësisht.
Profesor Remzi, ju falemnderit që ndatë kohë për këtë intervistë. Gjithmonë kënaqësi bashkëbisedimi me ju.
Ju urojmë edhe shumë suksese të tjera.
Falemnderit shumë, Evi!
Evi Shkopi
/Almakos.com