Gjatë qëndrimit të vet zyrtar në Maqedoni, z. Jallçën Topçu, Kryekëshilltari i Presidentit turk Rexhep Taip Erdogan, së bashku me një delegacion të shoqëruar edhe nga ambasadorja turke në Shkup, Tylin Kaja, pas faljes së namazit të xhumasë në Xhaminë Mustafa Pashës ka vizituar edhe Bashkësinë Islame në RM, ku u pritën nga sekretari i përgjithshëm, Irsal ef. Jakupi. Me këtë rast, duke i shprehur mirëseardhje në emër të Reisul Ulemasë, H. Sulejman ef. Rexhepit, i cili është në një vizitë punë në Zvicër, efendi Jakupi e ka njohtuar zyrtarin e lartë turk me të arriturat, sukseset por edhe me problemet e BFI-së. Nga ana tjetër, kryekëshilltari në emër të vet personal e falënderoi kryetarin e BFI-së për letrën përkrahëse drejtuar Presidentit tyurk me rastin e Referenmdumit Popullor mbajtur kohë më parë, si dhe ka falënderuar për përkujdesjen e Reisul Ulemasë për jetën fetare islame si dhe për të gjithë myslimanët e vendit. Z. Topçu veç të tjerash uroi për intensifikimin e bashkëpunimit në mes të BFI-së dhe të gjitha institucioneve shtetërore të Turqisë.
Data 22.04.2025
Aktuale
- Rrëfimi prekës i Nur Al Khazal në Ferma VIP: Vëllai nuk më flet, kam dashur t’i bëj keq vetes
- Akuzohen për korrupsion, GJKKO lë në burg shefin e Rrugores së Tiranës, Roven Zeka dhe Sokol Novakun
- Ambasadorët shqiptarë në EBA vizitojnë Ecolog-un në Dubai
- Ganiu:Po punohet me intensitet të plotë në rikonstruktimin e sallës legjendare “Partizani”
- Jahoski mbetet në paraburgim, Gjykata Penale e refuzoi ofertën për lirim me kusht
- Gjesti merr vendimin e madh pas fitores, do ta vazhdojë lidhjen me Eglin – ajo kërcen e tranohet nga gëzimi
- UNRWA: Gaza është bërë tokë e dëshpërimit
- Siljanovska-Davkova do të marrë pjesë në funeralin e Papa Françeskut