VMRO-DPMNE në një komunikatë për media ka thënë se LSDM dhe kryetari i kësaj partie Zoran Zaev me tentimin ilegal për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit kanë shkelur Kushtetutën, ligjet dhe Rregulloren për punë të Kuvendit dhe për këtë, thonë ata, duhet të bartin përgjegjësi.
“Zaev dhe LSD përveç krizës politike kanë futur Maqedoninë edhe në krizë juridike. Kanë krijuar precedent juridik me të cilat në të ardhmen hapet mundësi për votim joligjor të dygjuhësisë, të bankënotave dhe uniformave, gjenocidit si dhe elementet tjera nga Platforma e Tiranës, pa u respektuar vullneti i qytetarëve”, kanë thënë nga VMRO-DPMNE.
LSDM dhe Zaev, theksojnë nga VMRO-DPMNE, katër ditë heshtin për flamurin shqiptarë në kabinetin e zgjedhur në mënyrë ilegale, ashtu siç kanë heshtur dhe qëndruar kur është kënduar himni i shtetit të Shqipërisë në Kuvend. >