Shkrimtari Kim Mehmeti ka kritikuar tendencën e vazhdueshme të partive maqedonse për t’i glorifikuar politikanët shqiptarë që janë të përshtatshëm për ta, shkruan Gazeta Lajm. “Ne shqiptarët e Maqedonisë gjithmonë kemi pasur pushtetarë, por jo edhe shtet! Dhe sa më i ulët ka qenë morali dhe njerëzorja e politikanit shqiptar, aq më i lartë ka qenë posti shtetëror që i është ndarë atij! Si do qoftë, le të jemi të vëmendshëm, ngaqë edhe tani, kur BDI’ja do bëhet pjesë e qeverisë së LSDM’së, askush dhe me asgjë nuk do mund ta prish ‘koalicionin e krimit dhe hajnisë’ mes VMRO-DPMNE’së dhe funksionarëve të kësaj partie shqiptare, e të cilët tani sillen thuajse të tjerët, e jo ata, ishin pjesë e regjimit kriminel DPMNE-BDI! Dhe nëse deri dje, BDI-ja na akuzonte për bashkëpunëtorë të LSDM’së dhe tradhtarë, vetëm pse e kritikonim regjimin DPMNE-BDI, tani e tutje, do na shpallë spiun të DPMNE’së dhe antishqiptarë, vetëm pse themi se kriminelët dhe hajdutët e BDI’së, janë njësoj të përdorshëm për gjitha partitë maqedonase, përfshi edhe LSDM’në!”, ka shkruar Mehmeti
Data 15.10.2025
Aktuale
- Financat e shenjave të horoskopit: A jeni gati për një shpërthim pas 15 tetorit?
- Një rast historik: Vaksina anti-Covid dhe paraliza, vendimi i Gjykatës italiane
- Kërcënoi me jetë kreun e IMT Tiranë, shoqërohet nga policia 61-vjeçari Leonard Nikolli
- Filipçe me mesazh për Crvenkovskin: O je me LSDM-në, o nuk je fare
- BDI: Kur s’munden me ide, shpikin skandale – Kërçova nuk do të bjerë në këtë grackë!
- Filipçe: Deri në fund të vitit vrima buxhetore do të jetë 1.4 miliard euro
- Gjobë 4 mln euro për “Prestige Resort” tashmë i shembur: Shkelje ligjore apo hakmarrje politike
- Në Gjykatën Civile në Shkup vdes dëshmitari i një gjykimi