Nga BDI i kanë hedhur poshtë informatat se Talat Xhaferi ka tentuar të hyjë në zyrën e kryetarit të Kuvendit dhe nuk e kanë lejuar deputetët e VMRO-DPMNE-së.
Edhe deputet të LSDM-së kanë konfirmuar se deputetët janë në zyrat e tyre, ndërsa edhe Talat Xhaferi është parë në zyrën që ka shfrytëzuar deri më tani. Jozyrtarisht thuhet se nuk është i vërtetë as lajmi që deputet të VMRO-së e ruajnë zyrën e kryetarit të Kuvendit. Informatat e para thonë që nuk ka pasur as tentim që Xhaferi të hyjë me dhunë në zyrën e kryetarit të Kuvendit ku momentalisht ndodhet Trajko Veljanovski.