01 May
Me zgjedhjen e Talat Xhaferit për kryetar të Kuvendit, kryesuesi i deritanishëm i seancës konstituive Trajko Veljanovski me automatizëm nuk është më legjitim. Eksperti juridik Mersim Maksuit vlerëson se Veljanovski duhet të respektojë rregulloren e Kuvendit dhe t’i dorëzojë zyrë kryeparlamentarit të ri Talat Xhaferit.
Kryesuesi Veljanovski patjetër e ka që të dorëzojë zyrën e tij të kryetarit të Kuvendit dhe kjo të kalojë te kryetari i ri i Kuvendit, sepse asnjë rregullore e punës së Kuvendit në botë nuk parasheh mos-formim, mos-konstituim të Parlamentit dhe më pas mos-formim të qeverisë së një vendi. Prandaj duhet shikuar në këtë prizëm, qëllimi i të cilit është rregullorja e punës së Kuvendit, formimi i institucioneve dhe jo mos-formimi i tyre. Veljanovski nuk është kryetar i Kuvendit, ai në fakt ka qenë kryesues i mbledhjes konsituive të Parlamentit dhe në këtë kuptim nga dita e zgjedhjes së kryetarit të ri të gjitha ingerencat kalojnë edhe në çështjen e sigurimit të kryetarit të Parlamentit te kryetari i ri, Talat Xhaferi – tha profesor universitar Mersim Maksuti.
Talat Xhaferi, pas takimit me zyrtarin e lartë amerikan Hojt Ji, në cilësinë e kryetarit të Kuvendit njoftoi se konform rregullores do të filloj procesin e formimit të Institucioneve. Ish kryeparlamnetari Trajko Veljanovski, i cili së fundmi ishte kryesues i seancës konstituive konteston zgjedhjen e Xhaferit për kryeparlamnetar duke refuzuar ti dorëzojë zyrën e tij.
Anesa Aliti