LSDM ka reaguar ndaj komunikatës së Kabinetit të presidentit të shtetit Gjorge Ivanov pas takimit me Zëvendës-ndihmës sekretarin shtetëror të SHBA-së për Evropën dhe Euroazinë, Hojt Brajan Ji. Ata thonë se Ivanov duhet të ndaloj me skenarët destruktive dhe se është i obliguar që të jep mandatin.
“Shumë shpejtë Ivanov do të pranon njoftimin zyrtar nga kryetari i ri i Kuvendit, se ka të formuar shumicë të re parlamentare. Nga ai moment, Ivanov duhet të veproj në përputhshmëri me Kushtetutën dhe vullnetin e qytetarëve dhe të jep mandatin kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev që të formoj Qeverinë e re”, thuhet në reagimin e LSDM-së, raporton SHENJA.
Ata thonë se Ivanov do të duhet t’i ndërpres veprimet me të cilat dëmtohen interesat nacionale dhe shtetërore. /SHENJA/