Ballkani i trazuar: protesta, dhunë, referendume, zgjedhje, dorëheqje dhe pushtete paralele. Kjo është tema e këtij numrit të revistës mbarëkombëtare “Shenja”. Për këto dhe mashtrimin e radhës për shqiptarët, në një intervistë, flet kryetari i Shoqatës së ish të Burgosurve Politikë, Shpëtim Pollozhani. Agim Popoci i analizon fjalët e mëdha e pa përmbajtje të zyrtarëve të Shqipërisë e të Kosovës, ndërsa Xhelal Neziri bën fjalë për perspektivën e frikshme të rajonit. Për Ballkanin e trazuar shkruajnë edhe Rizvan Sulejmani, Fitim Zekthi, Milazim Krasniqi, Abdi Baleta, Agim Baçi, Ali Pajaziti, Nebil Çika dhe Arsim Sinani. Ekonomia vjen nga Abdylmenaf Bexheti dhe Ornela Memushi, bota nga Muhamed Jashari, ndërsa opinionet brilante dhe të thella kësaj radhe vijnë nga Ahmet Davutogllu, Adam McConnel, Anton Pançev, Enis Sulstarova, Sefer Tahiri dhe Hajrudin S. Muja. Filozofia prezantohet nga filozofi Ferid Muhiq dhe nga Mirlind Behluli, historia dhe arkeologjia nga Qerim Lita, respektivisht Mixhait Pollozhani, letërsia nga Jolanda Lila, ndërsa esetë, si rëndom, nga Metin Izeti dhe Ervin Hatibi. Lindita Kadriu sjell profilin e aktorit Burhan Amiti, Anila Limani bën një pasqyrë të panairit të librit në Shkup, ndërsa Faton Zylbehari bën profilin e përzgjedhësit të kombëtares së hendbollit të Shqipërisë, Muhamed Ismaili. Shenja godet në shenjë!
Data 12.09.2025
Aktuale
- Përleshje në Burgun Idrizovë, një i dënuar plagoset rëndë
- Konflikt në vendin e punës në Gjorçe Petrov, një person sulmohet fizikisht
- Plagoset 84-vjeçari në Gjorçe Petrov, i vidhen stolitë
- Kallëzim penal për dy persona në Manastir për lëndë narkotike
- Mexhiti prezantoi vizionin për arsimin parashkollor në Çair
- Inxhinierët e Maqedonisë: Çdo amvisëri ka të drejtë në korrigjim automatik të faktuarve për rrymë
- EMRI/ I shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe prishje të qetësisë publike, vihet në pranga 50-vjeçari
- Vrasja e Charlie Kirk: Videoja e arratisjes së të dyshuarit trondit opinionin publik