LSDM ka kërkuar që sulmuesit e deputetëve dhe gazetarëve në Kuvend të ndiqen për terrorizëm, vepër e cila dënohet deri në 10 vite burg. Zëdhënësi i kësaj partie, Petre Shilegov tha se LSDM posedon argumente dhe dëshmi, si dhe kanë identifikuar edhe sulmuesit e maskuar. Ai i kujtoi MPB-së dhe Prokurorisë Publike se tanimë është dita e tretë pas incidentit të dhunshëm dhe kërkoi që të mos gjejnë aryse për zvarritje të mëtejme. LSDM tha se të enjten në Kuvend, sulmuesit kanë pasur për qëllim vrasjen e deputetëve dhe kanë prishur rendin kushtetues në vend.
“LSDM posedon dëshmi serioze që dëshmojnë se të enjten në Kuvend është kryer vepër penale rrezikim terrorist i rendit Kushtetues të Maqedonisë dhe sigurisë. Kemi fotografi, video materiale dhe argumente të tjera dhe e dijmë kush janë njerëzit që me dhe pa maska kanë kryer tentim për vrasje të deputetëve në Kuvend dhe që kanë sulmuar gazetarë dhe të punësuar në Kuvend. Dëshmitë do ti deponojmë në institucionet kompetente. Në opinion tanimë ka pamje të regjistruara nga mediat, deputetët dhe të pranishmit e tjerë në Kuvend ku qartë duken një pjesë e sulmuiesve dhe veprat e tyre, tha Petre Shilegov nga LSDM, duke rikujtuar që MPB dhe Prokuroria publike të mos zvarrisin dhe të mos kërkojnë arsyetime edhe tre ditë pas incidenteve.