Zyra e Prokurorit Publik njofton se deri më tani nuk ka bërë asnjë kualifikim të ndonjë veproje penale nga dhuna e ushtruar ndaj deputetëve dhe gazetarëve në kuvend.
Vendosja e kualifikimit specifik ligjor për ndonjë person për të cilin do të vërtetohet se ka kryer vepër penale do të bëhet pas mbledhjes së provave të nevojshme dhe verifikimit të fakteve, thonë nga Prokuroria Publike.
Nga prokuroria sqarojnë se janë në kontakt të vazhdueshëm me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe se punojnë në identifikimin e pjesëmarrësve në aktet e dhunshme në Kuvend.