29 April
Situata e sigurisë në vend nuk është në faze kritike, pavarësisht se organet e rendit nën ndikimin e politikës dy ditë më pare dështuan në përmbushjen e detyrave të tyre, gjegjësisht parandalimin e turmës për të mos hyrë në Institucionin më të lartë ligjvënës. Kështu vlerëson eksperti i sigurisë Lubomir Gjurçevski, sipas të cilit nuk guxon edhe njëherë të përsëritet që grupe të organizuara apo mafia të uzurpojnë institucionet e shtetit.
Për momentin gjendja e sigurisë në Maqedoni është e ngarkuar dhe e rëndë por nuk mund të thuhet se është në ndonjë fazë kritike. Pas kësaj ngjarje edhe grupet e organizuara kriminele të mos them mafia në Maqedoni që e uzurpon shtetin do të mendohen pak për aktivitetet e tyre të ardhshme dhe a do të guxojnë përsëri t’i pengojnë aktivitetet kushtetuese të cilat duhet t’i zbatojë shumica parlamentare rreth zgjedhjes së qeverisë së re. Policia erdhi deri në shkallën më të lartë të politizimit të mundur ku polica në të shumtën e rasteve nuk veprojnë në mënyrë profesionale dhe ligjore por veprojnë sipas urdhrave të liderëve partiak, përkatësisht liderit të VMRO-DPMNE i cili e dimë që deri në vitin 2015 ishte kryeministër. Nuk mund të pajtohem me konstatimin e Çavkovit se do të ishte shumë e rrezikshme nëse policia do të shfrytëzonte mjete për ndalim, gjegjësisht do ta ndalonte popullin. Policia me ligj është e obliguar ta ndalojë hyrjen me fuqi në institucion, gjegjësisht në Kuvend, Qeveri dhe kështu me radhë. Njoftimet tregojnë se policia ka mundësuar hyrje të qytetarëve në Kuvend dhe një pjesë e pjesëtarëve të policisë u tregonin qytetarëve se ku të shkojnë. Moment kontestues ku policia gjithashtu nuk guxonte të lejonte është ataku mbi deputetët të cilët janë të lënduar me mjete të rrezikshme që sipas strukturës së tyre paraqesin mjete të rrezikshme dhe me të cilët mund madje të kryhet edhe vrasje. Dhe nga këtu ai konstatim se dje kemi pasur tentim për vrasje me paramendim mban plotësisht. Për momentin ministri Nuhiu duhet urgjentisht të merr vendime për suspendim të drejtorit të SPB Shkup si dhe edhe për një numër të caktuar të eprorëve të cilët me planin kanë qenë të obliguar të komandojnë me aktivitetet lidhur rreth gjendjes së komplikuar politike në Republikën e Maqedonisë dhe në vend të tyre të emërojë eprorë tjerë nëse është nevoja edhe nga rangjet më të ulëta, kuptohet në përputhje me ligjet sepse edhe atje ka ligj për policinë dhe ligj për hierarkinë brenda ministrisë, por kjo strukturë e cila pardje tregoi nivel të lartë të përfaqësisë partiake patjetër duhet të largohet nga Ministria e punëve të brendshme. Në plan afatgjatë në MPB unë patjetër duhet të konstatoj se shumë vite më pas nuk është bërë asgjë në pjesën e reformave. Nga këtu MPB-ja në periudhën e ardhshme – tha eksperti i sigurisë Lubomir Gjurçevski.