29 April
Deklarata e partive politike shqiptare e cila nga VMRO-ja dhe organizatat e afërt me të njihet edhe si “Platforma e Tiranës” assesi nuk paraqet burim të krizës në Maqedoni dhe duhet ndalur trillimet e tilla, porosisin politikanët e Shqipërisë.
Mimi Kodheli, Ministre e Mbrojtjes nga Partia Socialiste thekson se shqiptarët asnjëherë nuk kanë qenë e as që do të jenë pengesë e zhvillimit të Maqedonisë, përkundrazi pikërisht ata luftojnë fort për ta pasur një Maqedoni sa më demokratike e të drejtë.
Ky ngërrç, me sa kuptoj, do të vazhdojë edhe për disa kohë të tjera dhe kjo është vetëm në dëm të së ardhmes së Maqedonisë, por kjo nuk ka të bëjë me platformën shqiptare. Kjo ka të bëjë me një situatë e cila si kudo, vazhdoj ta them, në vende me demokraci të re dhe lehtësisht të cenueshme ka probleme dhe vazhdon të ketë problem. Unë uroj që sa më shpejtë që të jetë e mundur kjo gjë të zgjidhet. E ritheksoj me besim që platforma shqiptare dhe partitë që përfaqësojnë shqiptarët atje do të dinë ta mbajnë qëndrimin e duhur siç i ka hije shqiptarëve në histori – deklaroi Mimi Kodheli, ministre e Mbrojtjes.
Aldo Bumçi nga Partia Demokratike vlerëson se kriza në Maqedoni nuk lindi si ndër-etnike, por si krizë demokracie ku qeveria mundohet të zhduk hapësirën e lirisë, ndërsa opozita ndjehet e margjinalizuar.
Patjetër në një situatë siç është Maqedonia çdo njëri do të mund të përpiqet ta kthejë këtë në krizë ndëretnike për të përfituar, por gjeneza, burimi nuk është faktori ndëretnik. (3:46-4:11) E di që përdoret Tirana si faktor, si justifikim për mos dhënie zgjidhje krizës. Mendoj që këto justifikime edhe pse mund të përdoren në konsumin e brendshëm politik, nuk janë zgjidhje dhe herët a vonë aktorët kryesor politik në Maqedoni do të duhet ti japin zgjidhje krizës – deklaroi Aldo Bumçi, deputet i PD-së.
Paraprakisht edhe kryeministri Edi Rama dhe zyrtarë të tjerë kanë hedhur poshtë akuzat e krerëve të VMRO-së për siç thonë përzierjen e Tiranës Zyrtare në punët e brendshme të Maqedonisë. Rama ka thënë se Shqipëria vetëm se ndihmuar në vendosjen në komunikimit mes liderëve shqiptar të cilat edhe kanë hartuar pikat e deklaratës që janë edhe pjesë e programeve të tyre partiake.
Anesa Aliti