Stojançe Angellov në profilin e tij në Facbook shkruan se Nikolla Gruevski ka paditur “branitellat” e lënduar maqedonas, që t’i kthejnë paratë e tyre të përgjakshme që i kishin marrë si dëmshpërblim për shkak se kanë humbur pjesë të trupit, sipas Angellovit, duke e mbrojtur atdheun.
“Ka paditur dhe familjarët e të vrarëve në Vejcë, ka paditur prindërit, baballarët dhe nënat, gratë dhe fëmijët e të vrarëve. Unë personalisht e kam lutur Nikolla Gruevskit të largojë këto padi të pakuptimta, por ai as që donte të dëgjojë”, shkruan Angellov.
Ai gjithashtu thekson se gjatë ditëve në vijim do të postojë seri të siç e quan, patriotizmi të rrejshëm të Gruevskit, që populli maqedonas ta kuptojë njëherë e mirë se kush është ai.
Në komentet e këtij statusi, Angellov ka postuar një artikull me mbishkrimin “Poshtërimi dhemb më shumë se predhat e UÇK-së”, në të cilin shkruhet se njëri nga të plagosurit maqedonas në luftën e 2001 duhet të kthejë paratë që i ka marrë si dëmshpërblim prej luftës, me kamatë me kërkesë të Nikolla Gruevskit.
Data 12.09.2025
Aktuale
- Vrasja e Charlie Kirk: Videoja e arratisjes së të dyshuarit trondit opinionin publik
- EMRI/ Aksidenti tragjik në Itali, identifikohet 18-vjeçari shqiptar që humbi jetën gjatë ndjekjes policore (FOTOT)
- Galatasaray e kërkoi Muriqin në momentet e fundit
- Mickoski: Pres fushatë të mbushur me spekulime dhe të pavërteta nga opozita
- 20-vjeçari nga Siniçani sulmohet fizikisht në vendin e tij të punës
- Mickoski për “Drisllën”: Është e çuditshme se si ndodhin gjëra të tilla në ndërmarrjet publike ku ka të punësuar nga BDI
- VIDEO/ Banda e ‘skifterëve’ shqiptarë bën namin në Mykonos, grabisin rreth 200 mijë euro bizhuteri e mall në 7 vilat e të pasurve! Arrestohet ‘koka’ e grupit
- Aliu: Digjitalizimi është një nga shtyllat kyçe për përmirësimin e sistemit shëndetësor