Krerët e Delegacionit të BE-së, Ambasadës së ShBA-s, Misionit të OSBE-së dhe zyrës së NATO-s në Shkup kanë realizuar një takim të përbashkët për të diskutuar rreth sulmit në Kuvend dhe për të shqyrtuar situatën e sigurisë. Ata kanë dënuar ashpër sulmin e organizuar në Kuvend.
“Ne shprehim shqetësim serioz që autoritetet dështuar të parandalojnë atë dhe nuk I kanë ofruar sigurinë e nevojshme për deputetët dhe gazetarët që kanë qenë present. Një sulm në institucionin shtetëror I cii është zemra e demokracisë është një sulm i vet demokracisë”, thuhet në komunikatën e përbashkët. Ata kanë shtuar se presin që këto krime të hetohen shpejtë, organizatorët dhe kryerësit e sulmit në sillen para drejtësisë dhe gjykatat të veprojnë në mënyrë të pavarur.
“Ne po ashtu presim që institucionet shtetërore do të tërheqin me shpejtësi të nevojshme implikimet dhe të ndërmarrin veprimet e duhura. U bëjmë thirrje gjithë aktorëve të sillen me përgjegjësi dhe të kontribuojnë në procesin paqësor demokratik I cili duhet të lejohet të vazhdoj rrugën e tij. U bëjmë thirrje gjithë qytetarëve që të përmbahen, të shmangin provokimet dhe të mbesin të qetë. Dhuna nuk është mënyra që vendi dhe shoqëria e tij të ec përpara”, kanë thënë ata.