Ish ministri i MPB-së dhe sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Oliver Spasovski në intervistë në emisionin “360 gradë”, zbuloi se shumica e njerëzve me maska që kanë hyrë në parlament ishin të armatosur, dhe se një pjesë e policëve nuk donin të ndihmonin, thonin se nuk kemi urdhër, përcjell TetovaSot. Ne i dimë këta njerëz që ishin në sulmin e parë, dhe kjo ishte një plan i qëllimshëm për vrasje. Ata bërtisnin që do të likuidohemi. Turma hyri përmes portës kryesore të Parlamentit, disa deputetë kanë hequr pengesat e hekurta tek dyert. Ata që hynë u drejtuan direkt në një qendër për shtyp, ku ishim ne”, rrëfen tmerrin ish ministri i MPB-së, Oliver Spasovski.
Ai tha se disa prej policëve që ishin në Parlament, kanë refuzuar të ndihmojnë duke thënë se ata nuk kanë urdhra.
“Disa prej policëve kanë refuzuar të na ndihmojnë, duke thënë se ata nuk kishin urdhra. Një orë e gjysmë mos të veprojë shtabi, në atë orë e gjysmë ka pasur thirrje për të ardhur njësitet speciale në Kuvend, nga ana e tyre ishin përgjigjur se nuk kanë urdhra. Këtu duhet të kryhet hetim serioz se kush është përgjegjës “, tha Oliver Spasovski.