Askush nuk do të ikë nga përgjegjësia për veprimet e tij, kanë porositur nga LSDM.
“Joprofesionalizmi dhe moskujdesi për sigurinë e qytetarëve me dhunën e djeshme në Kuvend arriti majën e saj. Çavkov është realizues i Gruevskit, së bashku me Ivanovin dhe Velanovskin dhe dyfytyrësia nuk mund t’i ndihmoj”, kanë thënë nga LSDM.
Nga kjo parti paralajmërojnë se po vjen koha e profesionalizmit në Ministrinë dhe stabilizimin e sistemit të përgjithshëm të sigurisë në shtet.