Kryeministri teknik Emill Dimitriev ka thënë se e dënon çdo formë të dhunës fizike dhe të qëllimshme nga individët ndaj deputetëve.
“Do doja të lënduarve që të ju uroj shërim sa më të shpejtë. Do doja të apeloj për kthim të gjendjes në normalitet. E dënoj këndimin e himnit të një shteti të huaj, në Kuvendin e Maqedonisë. Si kryeministër nuk pajtohem me mënyrën e tentimit të paligjshëm për zgjedhje të kryetarit të Kuvendit, dhe shkurtim të së drejtës së fjalës të deputetëve. Kjo mënyrë e paligjshme e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit duhet të jetë mësim për të gjithë se në të ardhmen se nuk duhet të merren hapa të paligjshme në Kuvend, sepse mund të shkaktojnë rreziqe të mëdha”, ka thënë Dimitriev.