Drejtori i Byrosë për siguri publike, Mitko Çavkov, tha se mbrëmjen e djeshme zyrtarët policor kanë kryer detyrën e tyre. Policia tani më dy vite tha ai po përballet me kërcënime serioze të sigurisë dhe sfidave në kushte të krizës politike dhe pasojat nga ajo.
“Policia nuk kishte asnjë njohuri as paralajmërime për incidente të dhunshme. Për fat të keq në Kuvend pas mbarimit të seancës, dje ndodhën disa incidente që kanë provokuar revoltën e qytetarëve. Askush nga Kuvendi nuk u paraqit dhe të thotë se do të ketë tentim për të zgjedhur kryetarin e ri. Cilat kanë qenë vlerësimet e atyre që e kanë bërë këtë skenarë, nuk mund të komentoj. Por është e dukshme se mënyra se si u zgjodh ka rritur rreziqet për siguri dhe shkaktoj reagim. Do të duhet kohë dhe analizë shtesë vendosën që ta bëjnë skenarin pas orës 18:00 duke e ditur se në atë kohë për çdo ditë ka protesta para Kuvendit” ka thënë Çavkov.
Ma pas tha ai ngjarjet zhvillohen shpejtë.
“Qytetarët për disa minuta kanë rrethuar kuvendin dhe tentuan të futen brenda. Policia tentoi të pengoj, por pengesa me forcë mund të shkaktonte viktima. Vepruam në momentin kur morëm informacione se është e nevojshme intervenca për shkak se në Kuvend është kërcënuar siguria e njerëzve brenda dhe në momentin kur në mënyrë shtesë i përforcuam forcat me të cilat vlerësuam se mund të zbatojmë një aksion të shpejtë dhe të vendosur për evakuim të personave të lënduar. Pasi u vendos rendi dhe qetësia publike, polica ka filluar me identifikimin e persona të dyshuar në koordinim me Prokurorin Publik”, tha Çavkov.
Sa i përket kërcënimet që mi bëri Zaev, tha ai, “dëshiroj të them që as që me shqetësojnë dhe as më frikësojnë kërcënimet e tij. Kërcënimet e tij flasin për të dhe me atë se si vepron ai”.