14 hektarë të mbjella me mollë pronë e Afrim Bekteshit nga Struga janë shkatërruar nga temperaturat e ulëta të javës së kaluar. Ai për Alsat M thotë se ka pritur që ky të jetë viti më frytdhënës, por ka ndodhur më e keqja. Edhe pse ka kërkuar ndihmë, asnjë komision shtetëror ose lokal për vlerësimin e dëmeve nuk ka dalë në teren.
Në plantazhet e Bekteshit punojnë dhjetëra punëtorë, për të cilët ende nuk dihet se si do të marrin pagat.
Do të jetë vështirë edhe për ne si ndihmës në këtë proces. Do të jetë vështirë për ekzistencë. Këtu nuk do të ketë mollë për ilaç e lere më për konsumim – deklaroi Cveto lavoski, punëtor.
Në rajonin e Ohrit krahas mollës, janë dëmtuar edhe rreth 200 hektarë të mbjella me qershi.
Këtë vit nuk do të kemi vjelje dhe pasojat negative do të ndjehen edhe vitin e ardhshëm. Këtë vit shpresojmë të ngelë diçka sa për të provuar sepse janë dëmtuar rëndë. Edhe vitin e kaluar kishim dëme, por jo si ky vit. Dëmet sillen prej 90 deri 100% – u shpreh Vanço Stojanovski, bujk nga Ohri.
Bujqit më shumë se 50 vite nuk kujtojnë temperatura kaq të ulëta në këtë periudhë të vitit.
Miki Trajkovski