25 April
Për t’i dhënë fund kaosit dhe gazetarisë joprofesionale, duhet menjëherë të fillojnë reformat e shumëpritura në legjislacionin mediatik, vlerësojnë një pjesë e profesionistëve në gazetari. Sipas Dejan Georgievskit, nga Qendra për Zhvillimin e Mediave, organi vetë-rregullator edhe pse pranon parashtresa, megjithatë nuk është efikas. Prandaj është e nevojshme të aplikohen zgjidhje që tashmë janë përdorur me sukses në vende të ndryshme evropiane.
Komisioni Evropian propozon zbatimin jo vetëm të sanksioneve morale, por edhe sanksione financiare ndaj mediave që do të shkelin ligjin. Kështu që ne propozojmë të ndahet sistemi i rregullimit të standardeve gazetareske dhe të etikës mediatike në të shkruara dhe media online në njërën anë, dhe në media radiodifuzive nga ana tjetër, për të cilën çështje rol duhet të luajë edhe organi rregullator në fushën e radiodifuzionit – u shpreh Dejan Gorgievski, Qendra për zhvillimin e mediave.
Sipas Sefer Tahirit, ndikimet politike janë evidentet në disa media ku në vend të gazetarisë realizojnë funksione të propagandës.
Nga Qendra për Zhvillimin e Mediave thonë se të gjitha mendimet do të përfshihen në një dokument i cili do të dorëzohet deri tek vendimmarrësit, partitë politike dhe autoritetet rregullatore për veprime të mëtejshme dhe për rregullimin përfundimtar të tregut të mediave.
Alsat-M