25 April
Gjykatësi suprem, Xhemail Saiti i cili është edhe kryetar i Shoqatës së Gjyqtarëve, nuk ka përgjigje, nëse bisedat e përgjuara duhet apo nuk duhet të përdoren si dëshmi në gjykatë. Ai nuk deshi ti komentojë zhvillimet e fundit në Gjykatën Supreme, e as riorganizimin në sistemimin që e bën kryetari i gjykatës, Jovo Vangellovski. Saiti nuk ka asnjë informacion kur do të vazhdojë mbledhja e ndërprerë e përgjithshme në të cilën u desh të vendoset mbi propozimet e Vangellovskit, që bombat të mos jenë dëshmi në gjykatë, në procedurat gjyqësore si dhe Specialja të mos mund të bëjë kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë. “Viktima” e re e Vangellovskit është gjyqtarja Lidija Taseva. Kumbari i Veljanoskit për dy javë, dy herë ka ndërhyrë në renditjen. Më parë e ndërroi gjyqtaren Lidija Nedelkova e cila u desh të
Në lidhje me pyetjen e parë nuk mund të them se nuk është një temë, siç thonë rëndomtë shumë diskutuese, por unë me të vërtetë nuk mund të them nëse është caktuar, sepse nuk kam informacion zyrtar kur do jetë vazhdimi. Do ti pyesni kompetentët, sepse unë jam vetëm një gjykatës në Gjykatën supreme dhe nuk mund të përgjigjem në emër të atij që i bën ndryshimet – deklaroi Xhemail Saiti, gjykatës suprem.
Alsat-M