VMRO-DPMNE sot e dënoi dhe kërkoi nga organet kompetente ta ndriçojnë incidentin e djeshëm në ndeshjen e futbollit në Çair të Shkupit, ku, theksojnë, se ishte promovuar hartë për Shqipëri të Madhe në kufijtë e së cilës ka edhe pjesë të Republikës së Maqedonisë.
VMRO-ja me anë të një konference për shtyp ka dënuar incidentin gjatë ndeshjes në Çair të Shkupit, ku u shfaq përsëri droni me hartën e “Shqipërisë Etnike”.
“Do të mbajnë përgjegjësi të madhe për sulme të tilla ndaj Maqedonisë dhe popullit maqedonas dhe të gjithë kombësive sjellin në servilitet, në marrëdhënie kundërshtetërore të kriminelit Zoran Zaev.
Vetëm për t’u ngjitur deri në pushtet, edhe pse ka pësuar humbje në zgjedhjet e dhjetorit, Zaev i ka pranuar të gjitha kërcënimet kundërmaqedonase dhe në përputhje me të gjitha hapat që shkojnë në dëm të interesave shtetërore.
Zaev është i sigurtë se përderisa është duke e realizuar Deklaratën e Tiranës dhe përderisa hesht për hedhjen poshtë të flamurit maqedonas, hartat e Shqipërisë së Madhe apo deklaratat e Ziadin Selës, do të arrijë të formohet Qeveria e Tiranës dhe të shpëtojë nga përgjegjësia penale për krimet e bëra”, tha para medieve Zhaklina Peshevska.