Dronët janë shndërruar në vegla politike “par ekselans” në Maqedoni dhe Ballkan. Rasti i parë i përdorimit të këtyre fluturakeve për qëllime politike u regjistruar kah mesi i tetorit 2014 në ndeshjes mes kombëtareve të Serbisë dhe Shqipërisë në Beograd, kur në mes të ndeshjes në stadiumin e KF Partizan u paraqit një dron me flamur të “Shqipërisë së madhe”.
Një fluturake me mbishkrim të njëjtë dje u paraqit në stadiumin në Çair në Shkup, në ndeshjes mes ekipit të Shkupit dhe Vardarit. Policia në dhjetor 2015 arrestoi një person i cili me dron incizoi protestën e studentëve në Shkup. Djaloshi pas “bisedës informative” u lëshua ndërsa incizimet me dron ngelën në polici.
Kohëve të fundit, protestat që mbahen në Shkup para Qeverisë dhe Kuvendit, rregullisht incizohen nga ajri me fluturake pa pilot (dronë). Qeveria në fillim të vitit 2015 miratoi Dispozitë për kushtet me të cilat fluturake pa ekuipazh mund të fluturoj në hapësirën ajrore të Maqedonisë. Në nenin 12, paragrafin 5 thuhet se “fluturake pa ekuipazh s’mund të fluturoj në radius prej 500 metra nga objektet e MPB-së, ARM-së, Qeverisë, Kuvendit, rezidencës së presidentit të shtetit, përfaqësive diplomatike, ndeshjet e rrezikut të lartë dhe tubime të mëdha (protesta)”.
Nga Agjencia për aviacion civil nuk përgjigjen në pyetjen nëse prej tyre është kërkuar apo nëse është lëshuar leje për përdorimin e dronëve në protesta.
**********
Komisioni i Garave pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë, do të fillojë hetime për dronin që u shfaq në përballjen Shkupi-Vardari, në kuadër të javës 28-të.
Sipas Komisarit për gara pran FFM-së, Vasko Dojçinovskit, në këto hetime duhet të jetë inkuadruar edhe Ministria për Punë të Brendshme, për të hetuar në hollësi këtë rast. Sipas tij MPB, duhet të hetojë se personi që ka pilotuar dronin, ka pas apo jo leje për një gjë të tillë.
Kush e piloti atë dhe pse nuk ka pasur mjete për mbrojtje kundër fluturakeve të tilla. Droni i cili fluturoi disa minuta mbi stadiumin në Çair, është alarmuese për FFM-në, dhe këta kërkojnë që ky incident, mos të përsëritet në ndeshjet e tjera.
Paralajmërimet e para thonë se Shkupi, për këtë incident do të përballet me masa preventive, ndërsa ky do jetë shembull për skuadrat e tjera se si të përballen me probleme të tilla në futboll.