Arbëror Velica, ish pjesëtar i UÇK-së nga Dibra, tani disa muaj është në “luftë” të hapur me pushtetin lokal në këtë qytet, udhëhequr nga Ruzhdi Lata. Velica është në presion që të ndërprejë shkrimet për parregullsitë që ndodhin në këtë komunë. Mirëpo edhe pse thotë se disa herë është thirr në polici, e madje edhe është sulmuar fizikisht nga përkrahës dhe familjarë të kryetarit Lata, nuk ka ndërmend të heshtë. Ekipi i Lajm.tv ka vizituar Velicën në Dibër për të biseduar lidhur me problemet që po përjeton për shkak të qëndrimit të tij rebel.
Lajm: Pse keni problem me pushtetin lokal në Dibër?
Problemet e mia kanë filluar, nga atëherë kur fillova që të shkruaj kundër Ruzhdi Latës, në fakt jo kundër Ruzhdi Latës por kundër të këqijave që I ndodhin Dibrës, përkatësisht kundër klanit që momentalisht udhëheq me Dibrën.
Lajm: Cilat janë ata të këqija që sipas jush po I ndodhin Dibrës?
Momentalisht në Dibër nuk ndodhë asgjë e mirë, kjo është kryesorja, gjëja më e keqe, sepse nuk ndodhë asgjë e mirë. Duke filluar nga shitja e varrezave, askund në botë nuk ka ndodhur që në një vend që deri dje ka pasur varreza sot të ndërtohen shtëpia, restorante në mes të varrezave myslimane dhe të pihet alkool. Kjo është e para e punës.
E dyta është që Ruzhdi Lata pasi që I humbi zgjedhjet në dhjetor krejt Dibra I ka fajet, ai I cili flet kundër Ruzhdi Latës ose rrihet, ose paraqitet në polici, është rasti me mua, dy herë jam marrë në pyetje nga policia dhe sot më ka ardhur thirrja e tretë dhe tash duhet të shkoj në polici.
Lajm: Je ankuar se ke pasur edhe sulme fizike, a e ke denoncuar të njëjtën?
Po rastin e kam denoncuar në polici, isha I sulmuar nga Rami Lata, Blerand Lata (djali I Ramiut), si dhe Bekim Lata. Sulmi ndodhi para votimeve. Rami Lata është drejtor I pyjeve të Dibrës, njëkohësisht edhe vëlla i Xhelal Latës, I cili është edhe komandant I kufirit perëndimor. Rami Lata para zgjedhjeve dru u jepte njerëzve të varfër, pasi humbi zgjedhjet krejt njerëzit të cilët mendonte se kanë votuar kundër BDI-së, u përgatiti padi, një ditë unë shkrova në facebook, Rami Lata drejtor I pyeve të Dibrës erdhi tek lavazhi ku un punoj së bashku me të birin (Blerandin) dhe Bekim Latën. Dhe mu drejtua e më tha: Hiqe atë që e ke shkruar në facebook për mua personalisht. I’a ktheva unë nuk kam gënjyer asgjë. Dhe ma ktheu unë kujt I kam dhënë dru, I tregova kujt I ka dhënë dhe më tha që ta heqi menjëherë atë që e kisha shkruar. Dhe ju ktheva: unë nuk do e heqi shkrimin përderisa ti nuk do ti tërheqish paditë që ua ke bërë Dibranëve për ti paguar drutë. Më tha o do ta heqësh ose ne e dimë se çfarë do të bëjmë me ty dhe më pastaj më ra në këmbë dhe më rrëzoi. Rashë në tokë dhe kur unë rashë në tokë Bekimi, kushëriri I Ramiut dhe Blerandi djali Ramiut, u përleshëm pak aty, që më pastaj unë e paraqita rastin në Polici, mora edhe raport nga mjeku dhe tani me at rast merret policia.
Lajm: A ka ndërmarrë diçka konkrete policia për rastin në fjalë lidhur me sulmin?
Sipas informative që I kamë policia ka marrë hapa, ata kanë qenë të ftuar në bisedë dhe më tutje nuk di asgjë, po bisedohet se janë edhe të gjobitur por nuk e di.
Lajm: Ju keni qenë ish-pjesëtar I UCK-së, në vitin 2001 keni qenë të rreshtuar dhe keni luftuar për UCK-në, a do të thotë kjo se pushteti aktual nuk po tregon respekt ndaj ish ushtarëve të UÇK-së?
Ndaj ish ushtarëve të UCK-së pushteti aktual, nuk tregon respekt, nuk tregon respekt dhe me vet faktin që unë, jam ish-pjesëtar I UCK-së dhe jam I detyruar që bukën e gojës ta nxjerr duke la vetura, momentalisht mund të them se unë dhe vëllai im jemi të vetmit shqiptar që lajmë vetura, mendoj punojmë për tjetër kënd.
Lajm: A mungon përkujdesja nga ana e institucioneve ?
Po përkujdesja mungon.
Lajm: Si mendoni se ju do të vazhdoni në të ardhmen nëse vazhdojnë këto presione, nëse vazhdojnë sulmet ndaj jush ?
Deri më tani sic thash edhe më heret rastin e kam paraqitur në polici, shkrimet nuk do ti ndali përderisa nuk zbardhet e gjithë e vërteta përderisa ky klan që ky klan që udhëheq Dibrën nuk largohet prej aty. Unë do të mundohem me aq sa kam mundësi të luftoj kundër atyre, e kam fjalën të luftoj në mënyrë paqësore.
Lajm: Si është situate në përgjithësi në Dibër, shumica janë shqiptarë, a përputhet numri I Shqiptarëve në institucione administratë apo institucione tjera shtetërore.
Përqindja e shqiptarëve është kështu, në atë vend ku punësohet një shqiptar, punësohen dy maqedonas ose edhe më shumë, udhëheqës të institucioneve në Dibër janë kuadrot e VMRO-së, komandanti i policisë është nga palët e VMRO-së, drejtori I agjencionit dhe punësimit është I VMRO-së, drejtori i kadastrës është poashtu nga VMRO-ja, në polici shumica e të punësuarve janë maqedonas, tat hemi të VRMO-së. Kemi rastin edhe me Shpiljen, Shpilja edhe prej kohës së komunizmit po edhe tani ka mbetur një mollë e ndaluar për shqiptarët. Që budallallëku të jetë edhe më I madh, në Shpilje duke filluar nga drejtori mbi 80% e në mos më shumë të punësuarve janë nga Struga, e kam fjalën maqedonas nga Struga. Përderisa Dibranët, djem të ri magjistra punojnë kamarier ose taksista, dhe përderisa intelektualët Dibran punojnë kamariera ata binë në Dibër maqedon nga Struga që të punësohen në Shpilje po edhe në institucione tjera.
Lajm: A shpresoni se do të ndryshoj kjo gjendje.
Gjendja në Dibër nuk do të ndryshoj përderisa të ndryshoj udhëheqësia e Dibrës, nuk ndryshon për shkak se për tu punësuar në Dibër në ndonjë institucion shtetëror duhet ta kesh mbiemrin Lata, në Dibër tani u hap një fabrik për ambalazhimin e ujit dhe shumica e të punësuarve janë Lata. Të gjitha gjërat që I kam folur dhe shkruar në facebook, të gjitha ata janë gjëra pët të cilat kam fakte dhe janë gjëra që e gjith dibra I din. Tani mbiemrin unë nuk mund ta ndroj, unë e kam mbiemrin Velica.