22 April
VMRO – DPMNE duke rrezikuar sigurinë e Maqedonisë dëshiron të bëhet faktor për dalje nga kriza, thotë profesoresha universitare Ana Çupevska – Stanishkova. Ajo në lëvizjet e partisë që është ende në pushtet sheh përpjekje për ta amnistuar krimin e bërë nga zyrtarë të lartë, derisa kanë qenë në funksione të rëndësishme shtetërore.
Me sigurimin e agjendës etnike, përkatësisht me atë që VMRO dëshiron të bëhet kërcënim ndaj sigurisë faktorizohet në skenë me të vetmin qëllim, të amnistohet. Tani do duhet të negociohet me ata, t’i lusim, aman, na jepni pushtetin – deklaroi profesoresha Ana Çupevska-Stanishkovska.
Ljupço Petkovski i Qendrës për strategji evropiane “Evrothink” vlerëson se BDI akoma nuk e ka marrë leksionin që ia dërguan votuesit në zgjedhje. Sipas tij, BDI ka humbur 10 deputetë për shkak të qasjes së koordinuar nacionaliste me partnerin nëntë-vjeçar në qeveri, VMRO-DPMNE.
Akoma janë të tronditur dhe nga kjo ende nuk kanë marrë përfundim se ndoshta votuesit e vetë që i humbën, i humbën sepse nuk u renditën në anën e duhur. Kjo nuk është LSDM-ja, por drejtësia në Maqedoni, që në këtë shtet të nisë dënimi i politikanëve që kanë bërë gabime – tha Ljupço Petkovski, Qendra për strategji evropiane “Evrothink”.
BDI-ja dy ditë më parë njoftoi se Zoran Zaev dhe Nikolla Gruevski janë takuar megjithatë edhe LSDM dhe VMRO – DPMNE mohuan menjëherë se ka pasur një takim të nivelit të liderëve. Partia e Ahmetit, daljen nga kriza e shikon pikërisht në takimet mes Zaevit dhe Gruevski për të cilët kategorikisht thonë se kanë ndodhur. Disa ekspertë thonë se ndoshta në sipërfaqe po del një marrëveshje e re politike ndërmjet palëve, e ngjashme me atë të Përzhinës. Prapa idesë që kriza të zgjidhet përmes dialogut partiak ata shohin përpjekje që zyrtarë të lartë të VMRO – DPMNE, të cilët janë të dyshuar për kryerjen e krimeve, të amnistohen nga përgjegjësia.
Bojan Stojanoski