33 vjet asnjë institucion i vendit nuk i ka ndihmuar vajzës sime me invaliditet, kështu ankohet Dimitar Sarpanov, babi i Kristinës e cila nuk mund të lëvizë për shkak të një sëmundjeje të rëndë. Familja Sarpanov është një nga familjet e personave me handikap të cilat vendosën tenda në parkut përballë Kuvendit të Maqedonisë të dëshpëruar nga trajton johuman i shtetit ndaj personave me handikap.
Ne me bashkëshorten nuk mund t’i përballojmë këto vështirësi. Tërë ditën jemi të mbyllur në shtëpi. Fëmija kupton gjithçka, madje kupton edhe gjermanisht, deri në shtatë vjeçe ishte normale, por pas sulmeve harroi edhe të flasë dhe nuk mund të lëvizë. Unë kërkova që ta vendosin në ndonjë institucion, por asgjë nga kjo – tha baba i Kristinës, z.Dimitar Sapranov, person me handikap.
Në protestën që e Organizatës “Zemra të bashkuara” u morën pjesë edhe qytetarë dhe shoqata të personave me aftësi të kufizuar. Ata deri tek institucionet kompetente dorëzuan kërkesë për përmirësimin e gjendjes së tyre. Kërkojnë hapjen e më shumë qendrave ditore për përkujdesje të personave me handikap, kuadër profesional që do punojnë me këta persona dhe kujdes për fëmijët e tyre me handikap pas vdekjes së prindërve. Në protestë erdhi edhe ministri i punës dhe politikës sociale, Ibrahim Ibrahimi.
Prind: A e dini cila është nevoja e qendrave ditore?
Ibrahimi: Për momentin kemi 29 qendra ditore në Maqedoni.
Prind: Sa qendra ditore ka në Shkup? A ekziston në Maqedoni qendër ditore për fëmijë me sindromën e Daunit? Unë ju them se nuk ekziston. A nuk është turp në këtë kohë të mos ketë qendër ditore për fëmijë me sindromën e Daunit?
Ibrahimi: Unë thashë se do hapim 4 ose 5 qendra rajonale që do shtrihen në gjithë vendin.
Prind: Ku janë punonjësit social, ka sa një ushtri? Ku janë? Askush nuk ka ardhur të na shohë sesi jetojmë…ja sa prindër ka këtu, njëri le të thotë a ka ardhur ndonjë punonjës social të shohë si jetojmë. Ky është moskujdes total.
Ibrahimi: Do të realizojmë takim javën e ardhshme dhe do të bisedojmë për të gjitha problemet.
Ministri Ibrahimi tha se për Ministrinë e punës pjesa më e madhe e kërkesave të prindërve janë të pranueshme. Organizatorët e protestës e cila ishte paralajmëruar që më 12 prill, hasën në probleme gjatë vendosjes së tendave, pasi ishin penguar nga, siç thanë, njerëz të Qytetit të Shkupit. Ata thanë se do të qëndrojnë aty deri të shtunën dhe nëse kërkesat e tyre has në vesh të shurdhër nga institucionet, paralajmëruan se do të flenë para Kuvendit. Sipas statistikave botërore, llogaritet se 10% e popullatës kanë pengesa në zhvillimin e tyre. Në Maqedoni të dhëna për numrin e personave me handikap nuk ka.
Bojana Simonviq