Koordinatori i grupit të këshilltarëve të LR-PDSH në këshillin komunal në Strugë Muamedin Istrefi deklaroi se propozimi i shkarkimit të Abdulla Qazimovskit vjen pasi ai një kohë më të gjatë nuk ka përmbushur detyrat partiake, pret të cilave muajin e kaluar është shkarkuar, por nuk ka përmbushur as obligimet si kryetar i Këshillit Komunal.
“Abdulla Qazimoski u shkarkua nga të gjitha organet partiake edhe pse ai thotë se ka dhënë dorëheqje. Edhe sot e shkarkuam sepse ka bërë opstrukcione të punës së Këshillit. Ne u koordinuam që të mbahet seancë për çështjen e legalizimit të ndërtimeve dhe ligje të tjera, por Qazimovski nuk e thirte seancën e Këshillit. Prandaj mblodhëm nënshkrime të këshilluarve dhe e thirrëm seancën. Në kemi marr vota prej të gjithë banorëve dhe duhet të punojmë në interes të tyre” ka deklaruar për TV SHENJA, këshilltari i LR- PDSH në Këshillin komunal të Strugës, Muamedin Istrefi.
Ai tha se në këtë seancë nuk mund të propozohet kryetar i ri, prandaj atë do të vazhdoj ta udhëheq këshilltari i vjetër i cili është nga radhët e LSDM.