Abdulla Qazimovski i cili u shkarkuar nga posti i kryetarit të Këshillit të komunës së Strugës, ka thënë se Sela ka shkarkuar një njeri i cili ka luftuar për integrim, respektivisht “respektivisht që të bëhet Labunishti një nënqiell shqiptarë”
“Në kohën e fundit kanë ndodhur disa gjëra që tek blloku shqiptar, më vjen keq të them se patriotizmi ka mbetur vetëm retorikë. Zotëri Sela, për mos suksesin të cilin e kishte tek Këshilli, është për të ardhur keq kur një kryetar i Këshillit, i cili lufton për integrim, rrespektivisht që të bëhet Labunishti një nënqiell shqiptarë, të cilin shqiptarët gjithmonë e kanë dëshiruar këtë por edhe labunishtasit e kanë kërkuar nga vitet e 90-ta deri tani. Sot Zotëri Sela dhe LR-PDSH-ja, kërkojnë vota që ta zëvendësojnë një shqiptarë nga Labënishta, ndërkaq në vend të tij anëtari më i vjetër i Këshillit do të jetë nga LSDM. Kjo tregon se ai kërkon vota nga blloku maqedonas që ta shkarkojë një shqiptar i cili deri më tani e kryente detyrën e tij denjësisht për kombin e tij. Të të them sinqerisht, për disa punë asnjëherë nuk jam pajtuar, dhe as tani nuk pajtohem”, ka thënë Abdulla Qazimovski për SHENJA.