Deputeti i Lëvizjes BESA, Fadil Zendeli, duke replikuar me deputetët e VMRO-DPMNE-së, tha se zgjedhjet nuk janë zgjidhje për krizën.
“Në vazhdimësi këtu dëgjojmë fjalime se jemi për bashkëjetesë, por kur flitet për shqiptarët si tërësi të gjithë sulmojnë se bëhet fjalë për dokument të rrezikshëm. Çfarë porosie dërgoni për bashkëqytetarët shqiptarë. Bashkëjetesën nuk e ndërtuam ne por gjyshërit tanë, ne duhet ta kultivojmë atë.
Takime të politikanëve shqiptarë këtu me politikanë nga Shqipëria ka pasur edhe në të kaluarën do të ketë edhe në të ardhmen dhe këtu s’ka asgjë të keqe. Ne duhet të fokusohemi në punën tonë këtu brenda”, tha Zendeli, raporton SHENJA.