20 April
Temat lidhur me agjendën Evropiane të Republikës së Maqedonisë ishin kryefjalë në takimin mes zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Arbër Ademi she euro ambasadorit Samuel Zhbogar
Zëvendëskryeministri Ademi shkurtimisht iu referua gjendjes politike në Maqedoni, dhe i përshëndeti përpjekjet e deritanishme të Unionit për gjetjen e daljes nga kriza.
“Vizitat e fundit të zyrtarëve të lartë të BE-së janë dëshmi e angazhimit dhe mbështetjes nga ana e Bashkimit Evropian për Maqedoninë dhe orientimit të saj euroatlantik”, tha Ademi.
Ai theksoi se është e rëndësishme, edhe në kushtet e vazhduara të krizës së brendshme, aktivitetet e rregullta të vazhdojnë lidhur me implementimin e Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim dhe realizimi i projekteve nga programi IPA.
“Republikës së Maqedonisë i mbetet prioritet strategjik anëtarësimi në Bashkimin Evropian, sepse ajo është dëshira dhe interes i gjithë qytetarëve”, tha Ademi, duke shtuar se roli i çdo udhëheqësi politik aktual dhe i ardhshëm është që të punojë në realizimin e këtyre prioriteteve strategjike dhe të ndjek vullnetin e shumicës së qytetarëve.