BDI po kthehet në përqafimin e VMRO-DPMNE-së, raporton radio Evropa e Lirë, duke cituar burime nga Lëvizja Besa lidhur me qëndrimin e djeshëm të liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, se për zgjidhjen e krizës duhet të merren vesh VMRO-DPMNE-ja dhe LSDM-ja.
“Në këtë drejtim ne nuk jemi shumë ët sigurt se BDI nuk luan ende në favor të VMRO-DPMNE-së, prandaj edhe daljen nga kriza e shohin përmes marrëveshjes së ndërsjellë mes VMRO-së dhe LSDM-së. pas kësaj deklarate të Ahmetit, seriozisht vihet në pikëpyetje shumica parlamentare e udhëhequr nga LSDM-ja. Kjo paraqet sinjal BDI sërish po kthehet në përqafimin e VMRO-DPMNE-së”, kanë thënë nga BESA. LSDM kërkon mandat për qeveri të re, kurse VMRO-DPMNE heqje dorë nga platforma e Tiranës dhe zgjedhje të reja.