Në vendin e njëjtë në të cilin dje ndodhi aksidenti që kishte pasoja tragjike, ku jetën e humbi vogëlushja Senije Lutfiu, ka ndodhur edhe një aksident trafiku, njofton SHENJA.
Fotografitë më poshtë janë dërguar në redaksinë e Televizionit SHENJA, ndërsa personi që i ka dërguar, shkruan se aksidenti i fundit ishte më i vogël dhe vetëm me pasoja materiale, mirëpo kjo flet për atë se sa e rrezikshme është kjo pjesë e Çairit. /SHENJA/