Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski, duke i replikuar, Ziadin Selës, ka thënë se ky i fundit gjatë mandatit të tij, nuk ka bërë asgjë për të mirën struganëve.
Ai e mori shembull, Nevzat Bejtën si kryetar komune, për të cilin tha se edhe pse nuk pajtohen, megjithatë ka bërë shumë punë për komunën e Gostivarit.
“Unë nuk pajtohem me Nevzat Bejtën politikisht por si kryetar komune nuk mund të themi se nuk bën. Ai punon si kryetar komune”, tha Dimovski.