LSDM-ja në kumtesën e sotme potencon se dalja e vetme nga kriza politike është që në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet shumica parlamentare ta formojë qeverinë e re.
“Shumica legjitime parlamentare prej 67 deputetëve të zgjedhur nga mbi 700.000 qytetarë, shumë shpejtë do të zgjedh kryetar të ri të Kuvendit, e pastaj edhe Qeveri të re, në pajtim me Kushtetutën, Rregulloren dhe ligjet. Kjo është dalja e vetme legjitime dhe demokratike nga kriza. U porosisim institucioneve se janë të obligueshme të mundësojnë transfer të qetë të pushtetit”, thuhet mes tjerash në kumtesën e LSDM-së.
LSDM-ja u apelon qytetarëve që të mos i nënshtrohen skenarëve për tensioni të situatës.