Deputetët e BDI-së janë bërë pjesë e lojës së VMRO-DPMNE-së për zvarritje të punës së Kuvendit. Ata përdorin ndërhyrje procedurale duke diskutuar për tema krejtësisht të parëndësishme për seancën konstituive.
Pasi deputeti Ilija Dimovski foli për përurimin e urës në Gostivar dhe akuzoi se është mbajtur në një gjuhë, deputetja e BDI-së Mirsada Emini ju kundërpërgjigj duke folur jo vetëm për këtë temë, por edhe për syza, largpamësi dhe përplasje të ngjashme. Madje deputetja e BDI-së edhe vetë pranoi se po keqpërdor ndërhyrjen procedurale për t’ju kundërpërgjigjur Ilija Dimovskit, të VMRO-DPMNE-së.
“Përsëri do ta keqpërdor proceduralen t’i them kolegut Dimovski se unë shoh larg dhe nuk k nevojë për syza. Sa i përket manifestimit në Gostivar ishte në tre gjuhë, tha deputetja Mirsada Emini.
Më pas kryesuesi i seancës, Trajko Veljanovski ndërpreu duke ironizuar me fjalët: “Në rregull kolege, ja pajtohem me ju e pranoj, paska qenë në tre gjuhë”, duke rikujtuar deputeten e BDI-së se po kontribuon në zvarritjen dhe harxhimin e kohës.